BQK - Central Bank of the Republic of Kosovo

10/24/2024 | Press release | Distributed by Public on 10/24/2024 01:26

Guvernatori Ismaili takoi Guvernatorin e Bankës...

24/10/2024

[Link]

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), z. Ahmet Ismaili, më bashkëpunëtorët e tij zhvilloi takim me Guvernatorin e Bankës së Italisë (Banca d'Italia), z. Fabio Panetta, gjatë takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) që po mbahen në Washington D.C.

Guvernatori Ismaili gjatë këtij takimi e informoi z. Panetta për zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe reformat e tjera të ndërmarra në BQK, duke përfshirë avancimin e kornizës ligjore dhe rregullative drejt harmonizimit me ato të Bashkimit Evropian. Veçanërisht ai ka informuar mbi progresin e bërë dhe veprimet e ndërmarra nga BQK-ja në përgatitje për procesin e para aplikimit për anëtarësim në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin e tij për Bankën e Italisë për mbështetjen e vazhdueshme për arritjen e objektivave të BQK-së, përfshirë shqyrtimin e mundësive dhe infrastrukturës teknike të nevojshme për funksionalizimin e pjesëmarrjes në Sistemin e Pagesave të BE-së (TIPS), projekt ky që po trajtohet në aspektin rajonal gjithashtu. Në kuadër të takimeve vjetore, delegacioni i BQK-së do kenë takime bilaterale me homologët nga bankat qendrore partnere.

BQK - Central Bank of the Republic of Kosovo published this content on October 24, 2024, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 24, 2024 at 07:26 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]