Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

10/06/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/06/2025 08:16

Ministrja Spiropali: Diplomacia ekonomike, prioritet për Shqipërinë 2030

Tiranë, 6 Tetor 2025 - Ditën e sotme në mjediset e MEPJ, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali ka përshëndetur nëpunës të shërbimit të jashtëm të Shqipërisë, të cilët po marrin pjesë në trajnimin e Diplomacisë Ekonomike.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, z. Reinout Caspar Vos.

Përmes publikimit në rrjetin e saj social, Ministrja Spiropali e konsideron Diplomacinë Ekonomike si prioritet për Shqipërinë 2030:

"Përgatitja e trupës së shërbimit të jashtëm me aftësitë praktike në promovimin e profilit ekonomik të vendit është pjesë e vizionit për forcimin e rrjetit të atasheve ekonomikë dhe ndërtimin e një platforme unike për investitorët e huaj në vend.", shprehet ajo.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on October 06, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 06, 2025 at 14:16 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]