Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/21/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/21/2025 06:43

80 vjetori i OKB, Spiropali niset drejt Nju Jorkut për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali është nisur drejt Nju Jorkut të SHBA-ve për të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të jetë e pranishme në hapjen e debatit të përgjithshëm në Asamblenë e OKB me mesazhin "Më mirë sëbashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejtat e njeriut".

Me ftesë të Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Znj. Annalena Baerbock, Spiropali do të marrë pjesë në takimin vjetor të Platformës për Gratë Lidere të Asamblesë së OKB.

Spiropali do të përfaqësojë Shqipërinë në disa takime të rëndësishme shumëpalëshe e bilaterale, ku në qendër të diskutimeve janë çështjet e sigurisë ndërkombëtare, zhvillimit të qëndrueshëm dhe të drejtave të njeriut.

Duke u mbështetur në rolin e saj aktiv në organizmat e OKB-së, Shqipëria do vijojë të avokojë për diplomaci shumëpalëshe gjithëpërfshirëse, si e vetmja rrugë drejt zgjidhjeve të qëndrueshme për sfidat globale.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 21, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 21, 2025 at 12:44 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]