Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/11/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/11/2026 06:09

Sulmet nga Irani dhe Hezbollahu, Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj. Shqipëri-Izrael, marrëdhënie e ndërtuar mbi vlera[...]

Postim i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në X, pas telefonatës me Ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gideon Sa'ar:

Faleminderit, Ministër Gideon Sa'ar, për urimet dhe për bisedën tonë të frytshme.

Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu. Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm, dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit.

Shqipëria mbështet përpjekjet ndërkombëtare vendimtare për të parandaluar përvetësimin nga regjimi iranian, të armëve bërthamore apo të çdo arme tjetër të shkatërrimit në masë që kërcënon paqen në rajon dhe më gjerë. Irani meriton një qeveri nga populli dhe për popullin. Shqipëria së shpejti do të marrë një vendim zyrtar për ta shpallur IRGC, ashtu siç është në të vërtetë: një organizatë terroriste.

Unë e vlerësoj thellësisht miqësinë e kahershme dhe lidhjet e forta ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe mbi një histori unike solidariteti midis popujve tanë. Këtë vit shënohet 35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona, një moment i rëndësishëm që pasqyron forcën dhe qëndrueshmërinë e kësaj miqësie. Pres me kënaqësi të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 11, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 11, 2026 at 12:09 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]