06/14/2025 | Press release | Distributed by Public on 06/14/2025 06:55
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji inspektoi laboratorin ushtarak në Spitalin e Traumës, një investim i rëndësishëm shëndetësor për efektivët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Fotogaleria
{youtube}Qx38FwZHvtw{youtube}
Investimi përfundoi në mesin e vitit 2024 dhe sot laboratori ushtarak i Spitalit të Traumës ofron shërbime për mbi 75 mijë persona që përfitojnë nga Status ii Ushtarakut, sipas ligjit nr. 9210 "Për statusin e ushtarakut". Ky shërbim shëndetësor adreson nevojat e ushtarakëve të shërbimit aktiv dhe familjarëve të tyre, ushtarakëve në rezervë, kadetëve, studentëve, rekrutëve, si dhe trupave të atasheve ushtarake të huaja dhe efektivëve pjesëmarrës në stërvitje dhe trajnime në Shqipëri.
Ministri Vengu pa nga afër të gjitha investimet e bëra, ndërsa theksoi rëndësinë e këtij laboratori si një shtyllë të domosdoshme për shëndetin dhe gatishmërinë e Forcave tona të Armatosura, duke garantuar që ushtarakët të kenë mbështetje profesionale dhe moderne mjekësore në çdo kohë.
Laboratori kryen 45 analiza kryesore nga spektri klinik, biokimik dhe bakterologjik, të rëndësishme për diagnostikimin dhe kontrollin e shëndetit të ushtarakëve, me teknologji bashkëkohore të njëjtë me atë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza". Në stafin e laboratorit punojnë 13 persona, specialistë civilë dhe ushtarakë.