Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/11/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/11/2026 02:13

Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII

Më 18 shkurt 2026, Tirana do të shndërrohet në qendrën e dialogut rajonal për riafirmimin e rëndësisë strategjike të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe gjeopolitike të rajonit: Ministerialit të Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere.

Takimi synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII si një arterie strategjike transporti, zhvillimi ekonomik dhe sigurie, duke kontribuar njëkohësisht në forcimin e integrimit rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane.

Seanca plenare do të trajtojë temën: "Korridori VIII në momentin strategjik të Evropës: Lidhshmëria, qëndrueshmëria përmes lëvizshmërisë ushtarake dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit", duke nënvizuar rolin e Korridorit VIII si një shtyllë strategjike që bashkon dimensionin ekonomik, të sigurisë dhe të ndërlidhjes rajonale në funksion të prosperitetit të përbashkët.

Gjatë Ministerialit pritet miratimi i një deklarate të përbashkët, ndërsa programi do të përfshijë gjithashtu takime dypalëshe dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në kuadër të ministerialit, do të zhvillohet edhe Forumi Ekonomik për Korridorin VIII, me temë: "Nga Lidhja Strategjike drejt Rritjes Ekonomike Rajonale: Potenciali Ekonomik i Korridorit VIII", i cili do të mbahet në ambjentet e Bankës së Shqipërisë (Godina nr. 2, ish Hotel Dajti).

Forumi Ekonomik do të bashkojë autoritetet publike, institucionet evropiane, institucionet financiare ndërkombëtare dhe aktorët ekonomikë për të avancuar dialogun mbi zhvillimin ekonomik, lidhshmërinë dhe investimet përgjatë Korridorit VIII. Diskutimet do të fokusohen në lehtësimin e tregtisë, si dhe zhvillimin industrial me synim rritjen e konkurrueshmërisë rajonale. Forumi synon të mobilizojë instrumente evropiane dhe ndërkombëtare financimi dhe të prodhojë rekomandime konkrete për ta shndërruar Korridorin VIII në një katalizator të investimeve, rritjes dhe integrimit ekonomik rajonal.Përfaqësuesit e mediave dhe palët e interesuara mund të akreditohen dhe regjistrohen përmes aplikimit në adresat e mëposhtme:

  • Akreditimi për mediat (bëhet deri diten e diele, datë 15 shkurt 2026) si për Ministerialin dhe për Forumin):

[email protected]

  • Regjistrimi për pjesëmarrësit në Forumin Ekonomik:

[email protected]

Në aplikim lutemi të dërgoni: emrin, mbiemrin, pozicionin, emrin e institucionit/medias dhe një fotografi personale.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 11, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 11, 2026 at 08:13 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]