Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/22/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/22/2026 09:35

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në ceremoninë e shfaqjes së filmit "The EUkrainian", të organizuar në "Shtëpinë e Europës" nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Ky film sipas Ministrit reflekton një histori të fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë e popullit ukrainas, por edhe një rrëfim njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit.

Ministri Hoxha theksoi se "ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një Evropë më të fortë".

Postimi i Ministrit Hoxha në X:

Kënaqësi të merrja pjesë në shfaqjen e filmit "The EUkrainian", të organizuar në "Shtëpinë e Europës" nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

Një histori e fuqishme mbi vendosmërinë, guximin dhe qëndrueshmërinë, por edhe një rrëfim thellësisht njerëzor mbi përpjekjet e vazhdueshme për ta afruar Ukrainën me Bashkimin Evropian, me synimin e anëtarësimit.

Ky aktivitet shërbeu si një tjetër kujtesë për rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme dhe të palëkundur për Ukrainën, një angazhim që #Shqipëria e mban plotësisht, si dhe për faktin se zgjerimi i BE-së nuk është thjesht një politikë, por një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe një #Evropë më të fortë.

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2035688690878414879?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 22, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 22, 2026 at 15:35 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]