Ministry of Defence - Republic of Albania

09/19/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/19/2025 10:25

Pas betimit në Presidencë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nis zyrtarisht detyrën

Pas betimit në Presidencë, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu nis zyrtarisht detyrën

e premte, 19 shtator 2025 18:12

[Link]

Pas betimit të Këshillit të Ministrave dhe dorëzimit të dekretit nga presidenti i Republikës, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu mori zyrtarisht detyrën.

Ministri Vengu e cilëson këtë, një mandat besimi historik nga populli shqiptar dhe një angazhim të palëkundur në misionin e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, për garantimin e sovranitetit, sigurisë dhe integrimit evropian të Shqipërisë.

[Link]

Z. Vengu vlerëson se prioritetet kryesore në drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes do të jenë rritja e Kapaciteteve të Forcave të Armatosura, zhvillimi i Industrisë së Mbrojtjes dhe forcimi i Mbrojtjes Civile.

Z. Vengu drejton Ministrinë e Mbrojtjes prej korrikut 2024.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 19, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 19, 2025 at 16:25 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]