Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/05/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/05/2026 01:55

Me ftesë nga Selia e Shenjtë, Kryeministri Rama do të vizitojë Vatikanin dhe do të pritet në audiencë nga Papa Leoni XIV

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Romës, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Vatikan, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj.Linda Rama dhe delegacioni.

Kryeministri do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin "San Damaso", nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij.

Pritja do t'i paraprijë audiencës që kryeministri Rama do të ketë me Papa Leonin XIV, në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Më pas, vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.

Pjesë e kësaj vizite do të jenë edhe disa takime të tjera mes të cilave takimi me Kardinalin Pietro Parolini, sekretar shteti i Vatikanit.

Screenshot

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 05, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 05, 2026 at 07:55 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]