Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/08/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/08/2026 04:06

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Ministri Hoxha: Gratë shumicë në Trupën tonë Diplomatike, formësojnë angazhimin e Shqipërisë me botën

Mesazhi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në rrjetin social X:

8 Marsi rikthehet çdo vit si një kujtesë e fuqishme e forcës që mban të bashkuara familjet, komunitetet dhe shoqëritë: qëndrueshmëria, vendosmëria dhe vizioni i #grave dhe #vajzave.

Në Shërbimin e Jashtëm të Shqipërisë, kjo forcë është e dukshme çdo ditë.

Sot, gratë përbëjnë shumicën në Trupën tonë Diplomatike; shumë prej tyre mbajnë pozicione kyçe drejtuese - përfshirë të tre zëvendësministrat, një numër ambasadoresh dhe anëtare të ekipt të lartë drejtues - duke kontribuar në formësimin e angazhimit të Shqipërisë në botë. Përmes profesionalizmit, përkushtimit dhe lidershipit të tyre, ato japin një kontribut vendimtar në avancimin e prioriteteve tona, dialogut dhe bashkëpunimit.

Shqipëria është veçanërisht krenare që e vendosi agjendën "Gratë, Paqja dhe Siguria" në qendër të punës së saj gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nxitja e pjesëmarrjes kuptimplotë të grave në proceset e paqes dhe sigurisë, mbrojtja e të drejtave të tyre dhe garantimi që zëri i tyre të dëgjohet në vendimmarrje mbeten angazhime thelbësore të politikës sonë të jashtme.

Në këtë #Ditë Ndërkombëtare të Gruas, në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha gratë që i shërbejnë vendit tonë me integritet dhe përkushtim, shpesh edhe në mjedise të vështira dhe sfiduese, si dhe u përcjell urimet më të përzemërta të gjitha grave dhe vajzave në Shqipëri dhe në mbarë botën.

LINK: https://x.com/hoxhafer/status/2030562947504738397?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 08, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 08, 2026 at 10:07 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]