Ministry of Defence - Republic of Albania

09/17/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/17/2025 04:33

Kryeministri Rama takon në Bruksel sekretarin e Përgjithshëm të NATO Mark Rutte: Shqipëria, një aleat i patundur i Aleancës

Kryeministri Rama takon në Bruksel sekretarin e Përgjithshëm të NATO Mark Rutte: Shqipëria, një aleat i patundur i Aleancës

e mërkurë, 17 shtator 2025 12:08

Kryeministri Edi Rama u prit në një takim zyrtar në selinë e NATO-s në Bruksel nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Mark Rutte. Në qendër të bisedës mes dy autoriteteve të larta ishte rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, roli i Shqipërisë në misionet e NATO dhe forcimi i bashkëpunimit në kuadër të sigurisë euroatlantike.

[Link]

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Aleancë, duke theksuar se vendi ynë është një aleat i palëkundur: "Shqipëria këtë vit do të arrijë nivelin 2% të shpenzimeve ushtarake, një angazhim i madh dhe i rëndësishëm. Po ashtu, ju po zhvilloni bazën industriale dhe ndihmoni ndjeshëm Ukrainën, qoftë përmes misionit në Wiesbaden apo trajnimeve të ndryshme. Shqipëria është aktive në Letoni, Bullgari, Kosovë dhe po bën shumë përtej madhësisë së saj. NATO mund të mbështetet gjithmonë tek Shqipëria, ashtu si edhe Shqipëria mund të mbështetet tek NATO", - u shpreh z. Rutte.

Nga ana e tij, kryeministri Rama nënvizoi vendosmërinë e Shqipërisë për të forcuar më tej angazhimin në Aleancë: "Duam të bëjmë më shumë. Po punojmë për rilindjen e industrisë sonë dhe jemi të përkushtuar për projektin e ri të portit ushtarak në Porto-Romano. Gjithashtu, kemi interes të thelluar për programin 'Safe' të BE, që lidhet drejtpërdrejt me çështjet e sigurisë", - u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Takimi riafirmoi partneritetin e fortë mes Shqipërisë dhe NATO-s, duke dëshmuar edhe një herë se vendi ynë mbetet i angazhuar për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 17, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 17, 2025 at 10:33 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]