Ministry of Defence - Republic of Albania

01/28/2026 | Press release | Distributed by Public on 01/28/2026 03:55

Fjala e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu para Kuvendit të Shqipërisë

Fjala e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu para Kuvendit të Shqipërisë

e mërkurë, 28 janar 2026 09:15

Fjala e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu para Kuvendit të Shqipërisë

Faleminderit zonja kryetare e seancës!

Të nderuar kolegë,

Projektligji për import-eskportin dhe tranzitin e armëve të zjarrit, nuk është një nismë e izoluar, do përpiqem ta prezantoj shkurtimisht, është pjesë e një pakete të gjerë ligjore, e cila synon të forcojë kuadrin rregullator të industrisë së mbrojtjes dhe veçanërisht kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë civil dhe ushtarak.

Përmes mekanizmave të parashikuar në këtë projekt-ligj synojmë të garantojmë integritetin e të gjithë zinxhirit: nga prodhimi, tregtimi, eksporti, tranziti i armëve të zjarrit, duke rritur sigurinë, transparencën, bashkëveprimin e institucioneve ligj-zbatuese.

Ky është një ligj plotësisht i ri, i cili transpozon në mënyrë të plotë rregulloren e Bashkimit Evropian, pa transpozim selektiv dhe pa asnjë kompromis.

Ai e vendos Shqipërinë në të njëjtin standard ligjor me vendet anëtare të BE-së në një fushë kyçe për sigurinë publike dhe madje sigurinë kombëtare. Projektligji forcon mekanizmin e kontrollit shtetëror, pa krijuar institucione të reja dhe vlen ta theksojë këtë pikë.
Ai mbështetet në eksperiencën 17-vjeçare të Autoritetit Shtetëror të Kontrollit të Eksporteve një agjenci varësie e Ministrisë së Mbrojtjes, me kapacitete të konsoliduara profesionale dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me agjensitë simotra dhe agjensi ligjzbatuese ndërkombëtare.

Një risi thelbësore e këtij projekt-ligji është krijimi i një mekanizmi licencimi elektronik, të sigurt, të enkriptuar, i cili rrit sigurinë e të dhënave dhe efikasitetin e procesit të autorizimeve.

Paralelisht, projektligji rrit bashkëveprimin mes agjensive ligjzbatuese dhe mundëson krijimin e një baze të dhënash unike ndërinstitucionale, në shërbim të origjinës deri dhe te përdoruesi fundor. Sa i përket risive kryesore, elementi i parë gjurmueshmëria e avancuar për çdo armë zjarrit. Pika e dytë kontrolli përpara dhe pas dërgesës, forcim i kontrollit gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit, administrim elektronik të autorizimeve sikundër patjetër dhe masa parandaluese edhe sanksione për të mbyllur çdo hapësirë abuzimi.

Është e rëndësishme të theksohet se projektligji nuk sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe detyrimet nga zbatimi i tij do të përmbushen brenda kapaciteteve ekzistuese institucionale. Së fundi projektligji është pjesë e piketave ndërmjetëme në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian ndaj edhe përfaqëson një hap të matshëm drejt përmbushjes së tyre.

Për të gjitha këto arsye, dhe duke falënderuar anëtarët e Komisionit të Mbrojtjes dhe Çështjeve të Brendshme, të Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, të cilët e mbështetën këtë iniciativë në frymë konsensuale përtej ndasive partiake.

Ju ftoj të gjithë që ta mbështesni.
Ju falemnderit!


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on January 28, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on January 28, 2026 at 09:55 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]