11/05/2024 | Press release | Distributed by Public on 11/05/2024 12:58
Gjatë vizitës së tij në Francë, në kuadër të pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar EURONAVAL, Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu u prit në një takim të veçantë nga Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Francës z. Sébastien Lecornu. Fillimisht Ministri Vengu u prit me nderime ushtarake nga homologu i tij francez dhe më pas delegacionet biseduan për çështje me interes të përbashkët për të dy vendet.
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë z. Pirro Vengu i shprehu homologut të tij, z. Sébastien Lecornu mirënjohjen për vëmendjen kushtuar Shqipërisë dhe rolit të saj në sigurinë dhe stabilitetin e Evropës Juglindore.
Teksa vlerësoi bashkëpunimin mjaft të mirë mes Shqipërisë dhe Francës, të dy ministrat diskutuan rreth projekteve konkrete në të ardhmen e afërt për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja mbrojtëse, në përputhje me objektivat e përbashkëta të NATO-s.
Ministri i Mbrojtjes z.Pirro Vengu vlerësoi se në vijim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht pas vizitave të ndërsjella të presidentit Macron dhe kryeministrit Rama dhe nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare të nivelit më të lartë, bashkëpunimi mes dy vendeve mbështetet edhe në dimensionin gjithnjë e më të rëndësishëm të industrisë ushtarake.