Ministry of Health - Republic of Albania

02/09/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/09/2026 07:12

Shëndetësia digjitale, ministrja Sala: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Shëndetësia digjitale, ministrja Sala: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

9 Shkurt 2026

Newsroom

Shëndetësia digjitale, ministrja Sala: Sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve

9 Shkurt 2026

Dubai, 9 shkurt 2026 - Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, mori pjesë në WHX Dubai 2026 (World Health Expo), një nga forumet më të rëndësishme globale për shëndetësinë dhe inovacionin, që mbledh profesionistë, institucione dhe kompani nga e gjithë bota.

Gjatë aktivitetit, Ministrja Sala prezantoi rrugëtimin e Shqipërisë në shëndetësinë digjitale, duke theksuar transformimin nga një sistem i bazuar kryesisht në dokumente letre drejt platformave kombëtare digjitale, të cilat sot përdoren çdo ditë nga mjekët dhe institucionet shëndetësore në vend.

Ajo nënvizoi se, pavarësisht progresit të arritur, sfida kryesore mbetet integrimi i sistemeve, me qëllim lehtësimin e qarkullimit të informacionit shëndetësor, shmangien e përsëritjeve të panevojshme dhe mbështetjen e punës së profesionistëve të shëndetit. Ky integrim do t'i shërbejë mbi të gjitha mjekëve, infermierëve dhe pacientëve.

Ministrja theksoi gjithashtu se teknologjia ka vlerë vetëm kur përmirëson realisht kujdesin për pacientin, duke shtuar se hapi i radhës për Shqipërinë është ndërtimi i sistemeve të ndërlidhura, të sigurta dhe të besueshme, në përputhje me standardet europiane.

WHX Dubai, i njohur më parë si Arab Health, prej mbi 50 vitesh është një pikë referimi për industrinë globale të shëndetësisë. Si pjesë e rrjetit më të madh në botë të eventeve ndërkombëtare të shëndetësisë, ai lidh profesionistët me risitë, produktet dhe idetë që po transformojnë kujdesin shëndetësor.

Edicioni i këtij viti mblodhi mbi 235,000 profesionistë të shëndetësisë, 4,300 ekspozues, 300 folës dhe përfaqësues nga më shumë se 180 shtete.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Aksesibiliteti

×

Madhesia e Tekstit

A+ Zmadho A- Zvogelo

Profilet dhe Kontrasti

Disleksia Kontrast i Larte Kontrast i Ulet

Mjete Leximi

Udhezues Leximi
Maske Leximi
Hapesire me e Madhe

Navigimi

Navigimi me TAB
Evidento Linqet
Kthe ne gjendjen fillestare
Ministry of Health - Republic of Albania published this content on February 09, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 09, 2026 at 13:12 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]