Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/05/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/05/2026 09:31

Spiropali me Kongresmenin Self, iniciues i projektligjit për Luginën e Preshevës: Shqipëria e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën dhe iniciues i "Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës". Ky projektligj kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Gjatë takimit, Spiropali theksoi se nisma e Kongresmenit Self, përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional."Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë", deklaroi Spiropali.

Vizita e Spiropalit në Uashington do të vijojë me takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në disa organizata e think-tanke të mendimit politik me fokus zhvillimet e fundit globale.

*Postimi i Spiropalit:*

Kongresi Amerikan | Kënaqësi takimi me Kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Evropën, ndër të tjera iniciues i "Projektligjit për Vlerësimin e Diskriminimit në Luginën e Preshevës", që kërkon monitorimin dhe raportimin nga Departamenti i Shtetit Amerikan mbi trajtimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nisma përfaqëson një hap të rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e problemeve serioze me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe adresimin e tyre institucional.

Shqipëria mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, në bashkëpunim me aleatët tanë.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 05, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 05, 2026 at 15:31 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]