Ministry of Health - Republic of Albania

02/23/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/23/2026 05:01

OBSH, Kopenhagen/ Ministrja Sala: Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

OBSH, Kopenhagen/ Ministrja Sala: Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar

23 Shkurt 2026

Newsroom

OBSH, Kopenhagen/ Ministrja Sala: Shëndet cilësor dhe të barabartë për çdo qytetar

23 Shkurt 2026

Në Ditën e Shqipërisë në Zyrën Europiane të Organizatës Botërore të Shëndetësisë,, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala, prezantoi vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimin e një sistemi shëndetësor modern, të qëndrueshëm dhe plotësisht të harmonizuar me standardet evropiane.

Ministrja Sala, u ndal tek prioritetet kyçe të reformave në shëndetësi:

•Ristrukturimi i shërbimit spitalor, përmes kalimit nga financimi i bazuar në shtretër në financimin sipas rasteve (modeli DRG), duke garantuar që fondet publike të ndjekin shërbimin dhe performancën. Në këtë kuadër do të racionalizohen kapacitetet e 42 spitaleve dhe do të zgjerohen shërbimet.

•Reforma në shërbimin e onkologjisë, përmes ngritjes së Institutit Kombëtar të Tumorit dhe Rrjetit Kombëtar Onkologjik, në bashkëpunim me Institutin e Tumoreve në Milano, si dhe investimit në infrastrukturë, në qendrat ditore në disa spitale si dhe në përditësimin e protokolleve sipas standardeve më të avancuara.

•Integrimi i IA në shëndetësi, me ndërtimin e boshtit digjital të shëndetësisë dhe sistemeve të ndërveprueshme.

Gjatë vizitës, ministrja zhvilloi një takim me Drejtorin Rajonal për Europën të OBSH-së, Hans Henry P.Kluge., me të cilin u nënshkrua marrëveshja dyvjeçare e bashkëpunimit, që synon mbështetjen e Shqipërisë në garantimin e aksesit universal në kujdes shëndetësor cilësor dhe të përballueshëm, forcimin e kapaciteteve për emergjencat shëndetësore dhe promovimin e komuniteteve të shëndetshme.

Në këtë kuadër, Shqipëria propozoi pranë OBSH-së edhe një nismë europiane për parandalimin dhe adresimin e dhunës digjitale ndaj grave dhe vajzave.

Në përfundim, ministrja theksoi se reformat në shëndetësi synojnë ndërtimin e një sistemi më efikas dhe më të përgatitur për të ardhmen, me fokus tek cilësia, barazia dhe qëndrueshmëria e shërbimeve për çdo qytetar.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Aksesibiliteti

×

Madhesia e Tekstit

A+ Zmadho A- Zvogelo

Profilet dhe Kontrasti

Disleksia Kontrast i Larte Kontrast i Ulet

Mjete Leximi

Udhezues Leximi
Maske Leximi
Hapesire me e Madhe

Navigimi

Navigimi me TAB
Evidento Linqet
Kthe ne gjendjen fillestare
Ministry of Health - Republic of Albania published this content on February 23, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 23, 2026 at 11:02 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]