Ministry of Defence - Republic of Albania

07/27/2026 | Press release | Distributed by Public on 07/27/2026 10:25

Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: 'Një ngjarje historike dhe investim strategjik për sigurinë e vendit'

Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi: "Një ngjarje historike dhe investim strategjik për sigurinë e vendit"

e hënë, 27 korrik 2026 18:15

Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, z. Ermal Nufi e ka cilësuar ratifikimin nga Kuvendi të Marrëveshjes së Huasë direkte mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një ngjarje historike dhe një dëshmi konkrete e mbështetjes strategjike amerikane për vendin tonë.

Sipas Ministrit Nufi, që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në në vitin 1990 dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ky është akti më domethënës i mbështetjes ndaj Shqipërisë në terma konkretë dhe financiarë.

Ministri thekson se kjo marrëveshje nuk përbën thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik që do të shërbejë për:

* sigurinë kombëtare në kuadër të NATO 3.0 dhe angazhimit të Shqipërisë si një aleat i përkushtuar në Aleancë;

* forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcave të Armatosura;

* thellimin e partneritetit strategjik të Shqipërisë me aleatin e saj më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri Nufi e vlerësoi këtë zhvillim si një moment me rëndësi të veçantë për sigurinë, mbrojtjen dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on July 27, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 27, 2026 at 16:25 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]