Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

08/15/2026 | Press release | Distributed by Public on 08/15/2026 06:48

MEPJ ndjek situatën pas tërmetit në Indonezi dhe verifikon praninë e shtetasve shqiptarë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek në vijimësi situatën pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7, që goditi sot pjesën lindore të Indonezisë.

Nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Xhakarta, MEPJ është në kontakt me autoritetet lokale dhe po verifikon informacionin lidhur me praninë dhe gjendjen e shtetasve shqiptarë në zonat e prekura.

Nga verifikimet e kryera deri më tani, nuk rezulton të ketë të dhëna zyrtare publike mbi numrin e shtetasve shqiptarë që ndodhen ose janë rezidentë në zonat e prekura, përfshirë Flores, Maumere/Sikka, Ende, Ruteng dhe Labuan Bajo.

MEPJ u bën thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura të ndjekin me kujdes udhëzimet e autoriteteve indoneziane, të shmangin ndërtesat e dëmtuara dhe zonat e rrezikuara nga lëkundjet pasuese, si dhe të kontaktojnë Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Xhakarta ose Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në rast nevoje, nëpërmjet kontakteve të mëposhtme:

  • Numër emergjence i Ambasadës: +62 819 443 19310
  • E-mail: [email protected]; [email protected]
  • Adresa: Menara Astra Tower, Jl. Jendral Soedirman Kav. 5-6, Karet Tengsin, Tanah Abang, Central Jakarta

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet në gatishmëri dhe do të vijojë të monitorojë nga afër situatën, në koordinim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Xhakarta dhe autoritetet indoneziane, duke informuar në vijimësi publikun dhe shtetasit shqiptarë për çdo zhvillim të ri që lidhet me sigurinë dhe mirëqenien e tyre.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on August 15, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on August 15, 2026 at 12:48 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]