Ministry of Defence - Republic of Albania

09/23/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/23/2025 07:11

Ministri Vengu, në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, në Bratislavë

Ministri Vengu, në Ministerialin e Mbrojtjes të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, në Bratislavë

e martë, 23 shtator 2025 15:05

[Link]
Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Mbrojtjes të Europës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor (CEDC+WB), e cila këtë vit u zhvillua në Bratislavë të Sllovakisë.

Konferenca e këtij viti kishte në fokus industrinë e mbrojtjes, modernizimin dhe armatimin, si prioritetet kryesore të presidencës sllovake.

Ministri Vengu theksoi se, Shqipëria është një prodhues stabiliteti dhe sigurie në rajon, falë më shumë se 500 trupave të angazhuara në misionet e NATO-s dhe të Bashkimit Europian si dhe përmes investimeve të rëndësishme në industrinë e mbrojtjes, që përfshijnë prodhimin e sistemeve të artilerisë, dronëve luftarakë, mjeteve të blinduara dhe municioneve.

Ai theksoi se këto investime, të ndërmarra në bashkërendim me BE dhe NATO lidhen ngushtësisht me infrastrukturën kritike si Koridori VIII, Porto Romano dhe forcimin e Mbrojtjes Civile: "Në këndvështrimin tonë, axhenda jonë e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe fuqizimi i mbrojtjes si një shtyllë zhvillimi ekonomik dhe qëndrueshmërie kombëtare shkojnë krah për krah dhe ky ishte momenti që të merrnim edhe një mbështetje domethënëse nga të gjithë kolegët e Europës Qendrore dhe Juglindore për sa i përket kësaj përparësie kombëtare", - theksoi ministri Vengu.

Në punime morën pjesë ministrat e Mbrojtjes të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Hungarisë, Sllovakisë, Sllovenisë, si dhe homologët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Bosnja-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 23, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 23, 2025 at 13:11 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]