11/12/2025 | Press release | Distributed by Public on 11/12/2025 08:44
Premtimet marrin kuptim vetëm kur ato mbahen.
Kishim premtuar hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave brenda vitit 2025. Pak kush e besonte. Por sot, ai që dukej angazhim i pamundur, është bërë realitet.
Më datë 17 nëntor 2025, Shqipëria do të hapë bisedimet për 5 kapitujt e përfshirë në Klasterin 5 - "Bujqësia, Kohezioni dhe Burimet".
Një fazë historike për Shqipërinë, një gur kilometrik në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe një moment krenarie për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.
Kjo është ajo që sjellin reformat, vullneti i palëkundur politik, përkushtimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me institucionet dhe vendet anëtare të Bashkimit Europian.
#Shqipëria2030
#AlbaniaInEU #EuropeanFuture #EUintegration #Horizon2030 #StrongerTogether #VetëmPërpara