Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/12/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/12/2026 06:28

Ministri Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment përmes reformave institucionale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, iu bashkua panelit të diskutimit me temë "Forcimi i Bashkimit Evropian përmes Zgjerimit" në Konferencën e Ambasadorëve gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel.

Në panel me Komisioneren për Zgjerimin Marta Kos dhe Zëvendëskryeministrin e njëherazi, Ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, Ministri u ndal te procesi i zgjerimit si një nga instrumentet më të suksesshme të BE-së për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin tonë.

Hoxha theksoi se "e mirëpresim faktin që ky proces është rikthyer sërish, në mënyrë të qartë dhe të vendosur, në qendër të agjendës evropiane."

"Ne i qëndrojmë bindjes se procesi duhet të vijojë të mbështetet fuqimisht në parimin e meritës dhe në zbatimin e reformave të thella që e afrojnë çdo ditë e më shumë vendin tonë me BE dhe BE me aspiratat dhe nevojat legjitime të qytetarëve tanë", shtoi Ministri.

Për këtë moment, sipas Hoxhës, Shqipëria është përgatitur për këtë moment përmes reformave të thella dhe transformuese institucionale, përmes përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe përmes një shoqërie, përkushtimi i së cilës ndaj projektit evropian mbetet i palëkundur.

Postimi i Ministrit Hoxha:

I nderuar që mora pjesë, së bashku me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Zëvendëskryeministrin e njëherazi, Ministrin e Jashtëm të Moldavisë, Mihai Popșoi, në Konferencën e Ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, në një panel shumë domethënës mbi temën: "Forcimi i Bashkimit Evropian përmes Zgjerimit."

Zgjerimi ka dëshmuar ndër vite se është një nga instrumentet më të suksesshme të Bashkimit Evropian për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin tonë. E mirëpresim faktin që ai është rikthyer sërish, në mënyrë të qartë dhe të vendosur, në qendër të agjendës evropiane.

Ne i qëndrojmë bindjes se procesi duhet të vijojë të mbështetet fuqimisht në parimin e meritës dhe në zbatimin e reformave të thella që e afrojnë çdo ditë e më shumë vendin tonë me BE dhe BE me aspiratat dhe nevojat legjitime të qytetarëve tanë.

Shqipëria është përgatitur për këtë moment përmes reformave të thella dhe transformuese institucionale, përmes përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si dhe përmes një shoqërie, përkushtimi i së cilës ndaj projektit evropian mbetet i palëkundur.

Tashmë është koha që të gjithë të dëshmojnë mençuri, vendosmëri dhe guxim, si dhe një ndjenjë të qartë realizmi strategjik, për të matur, mbështetur dhe shpërblyer progresin e arritur, si dhe për të përmbushur premtimin e Selanikut, të dhënë 23 vjet më parë, për një #Evropë vërtet të ribashkuar.

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2032025584381935791?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 12, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 12, 2026 at 12:28 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]