Ministry of Defence - Republic of Albania

10/14/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/15/2025 13:38

Ministri Vengu përuron godinën e rindërtuar të Qendrës së Personelit të Rekrutimit

Ministri Vengu përuron godinën e rindërtuar të Qendrës së Personelit të Rekrutimit

e martë, 14 tetor 2025 16:16

Ministri i Mbrojtjes, z. Pirro Vengu, i shoqëruar nga shefi i SHP të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, vizitoi sot godinën e rindërtuar të Qendrës së Personelit të Rekrutimit (QPR), e cila, tashmë, ofron kushte moderne dhe funksionale për zhvillimin e aktivitetit të përditshëm.

Fotogaleria

Punimet e realizuara në më pak se një vit, kanë përfshirë një sipërfaqe prej 3.700 metrash katrorë dhe kanë sjellë përmirësime të thelluara në të gjitha ambientet. Projekti ka synuar modernizimin e infrastrukturës, përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit në shërbim të personelit dhe qytetarëve. Qendra e Personelit të Rekrutimit, ofron edhe shërbime digjitale përmes Zyrës së Shërbimeve Online, ku vetëm gjatë muajit të fundit janë ofruar mbi 4000 shërbime në 7 kategori të ndryshme, që u drejtohen ushtarakëve aktivë, ish-ushtarakëve, civilëve dhe qytetarëve, që kanë kryer shërbim ushtarak.

[Link]

Ministri Vengu vlerësoi punën e kryer dhe theksoi rëndësinë e krijimit të kushteve dinjitoze për personelin: "Më vjen mirë që jeni tashmë në kushte të rehabilituara, sepse një nga detyrat kryesore është përkujdesja për ecurinë e karrierës. Duhet të vijojmë me digjitalizimin e proceseve në mënyrë që rekrutimet, trajnimet dhe certifikimet të kryhen sa më transparente dhe thjeshtë", - u shpreh ministri Vengu.

Ai shtoi se digjitalizimi dhe meritokracia janë në qendër të reformës që po zbatohet në sistemin e Mbrojtjes: "Me kushte më cilësore dhe me automatizimin e një pjese të proceseve, do të rrisim perceptimin dhe bindjen që kanë të gjithë se në këtë strukturë ekziston meritokracia dhe secilit i jepet e drejta që meriton" , - theksoi ministri.

[Link]
Ky investim përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve të punës dhe përforcon angazhimin e Qendrës së Personelit të Rekrutimit për të ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore, transparente dhe në përputhje me standardet bashkëkohore të Forcave të Armatosura.

[Link]


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on October 14, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 15, 2025 at 19:38 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]