Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/13/2026 | Press release | Archived content

Spiropali në Konferencën e Sigurisë të Mynihut: Shqipëria vijon kontributin për forcimin e partneritetit transatlantik, teksa ecën përpara drejt BE

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, ku po diskutohen sfidat aktuale globale.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson se "Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor."

"Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë", shkroi Spiropali.

Shqipëria, shtoi Ministrja, do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Postimi i plotë:

Në Mynih në Konferencën e Sigurisë, ku mblidhen liderët kryesorë politikë e ushtarakë për të diskutuar sfidat e sotme globale. Shqipëria është këtu si një aleate e besueshme në NATO dhe si një zë stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Bisedat këtë vit dominohen nga nevoja për forcimin e aleancës transatlantike, lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë që po ndryshojnë marrëdhëniet ndërkombëtare. Në këtë klimë, Shqipëria qëndron e qartë në orientimin e saj euroatlantik dhe në përkushtimin ndaj aleancave që garantojnë sigurinë tonë.

Takimet me partnerët konfirmojnë se në një botë më të paqëndrueshme, vlera si liria, solidariteti dhe bashkëpunimi janë më të rëndësishme se kurrë. Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë e rajonit dhe për forcimin e partneritetit transatlantik, ndërsa ecën përpara në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 13, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 15, 2026 at 13:41 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]