Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

02/09/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/09/2026 14:04

Diaspora në fokus: Hidhen bazat e Strategjisë Kombëtare 2026–2030

U zhvillua gjatë ditës së sotme, në MEPJ, mbledhja e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Hartimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2026-2030, e drejtuar nga Zv. Ministrja znj. Miriam Shyti, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve anëtare të grupit të punës.

Ky proces shënon një hap të rëndësishëm në vijim të angazhimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të Qeverisë Shqiptare për forcimin e rolit të diasporës në zhvillimin kombëtar dhe në procesin e integrimit evropian .

Ky proces, i mbështetur teknikisht nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si dhe nga ekspertë lokalë dhe ndërkombëtarë, do të zhvillohet përmes një qasjeje të strukturuar, gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar ndërinstitucionalisht midis të gjitha palëve të interesit. Më tej, ai do të diskutohet gjerësisht në workshope të dedikuara gjatë Samitit të Diasporës në prill 2026.

Strategjia do të jetë në përputhje me Programin e Qeverisë 2025-2029, Kompaktin Global për Migracionin, Axhendën 2030 dhe politikat e Bashkimit Evropian, duke konsoliduar kuadrin ekzistues strategjik kombëtar dhe duke e trajtuar diasporën jo vetëm si burim remitancash, por si aktor kyç të zhvillimit dhe diplomacisë publike.

Deri në vitin 2030, diaspora shqiptare synohet të jetë një partner strategjik i institucionalizuar, bashkëkrijues i politikave publike, me ndikim të drejtpërdrejtë dhe të matshëm në zhvillimin ekonomik, shoqëror, kulturor dhe demokratik të vendit, si dhe në përshpejtimin e integrimit evropian.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on February 09, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 09, 2026 at 20:04 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]