Ministry of Health - Republic of Albania

02/23/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/23/2026 05:01

Spitali “Shefqet Ndroqi” merr Kartën e Autonomisë Menaxheriale, ministrja Sala: Rrisim aksesueshmërinë e qytetarëve në shërbime shëndetësore

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Spitali "Shefqet Ndroqi" merr Kartën e Autonomisë Menaxheriale, ministrja Sala: Rrisim aksesueshmërinë e qytetarëve në shërbime shëndetësore

23 Shkurt 2026

Newsroom

Spitali "Shefqet Ndroqi" merr Kartën e Autonomisë Menaxheriale, ministrja Sala: Rrisim aksesueshmërinë e qytetarëve në shërbime shëndetësore

23 Shkurt 2026

Tiranë, 19 shkurt 2026 - Qendra Spitalore Rajonale e Tiranës "Shefqet Ndroqi" merr zyrtarisht Kartën e Autonomisë Menaxheriale, duke e çuar në 12 numrin e spitaleve në vend që e kanë përfituar këtë status, që nga hyrja në fuqi e ligjit për autonominë spitalore, në vitin 2022.

Gjatë vizitës në këtë spital, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e cilësoi këtë moment si një hap të rëndësishëm në konsolidimin e reformës së autonomisë spitalore dhe i hap rrugën autonomisë financiare të institucioneve shëndetësore publike.

"Autonomia menaxheriale nuk është thjesht një status, por një përgjegjësi më e madhe për të gjithë. Ajo i jep institucionit fleksibilitet në vendimmarrje, më shumë pavarësi në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare, si dhe mundësi për të zgjeruar shërbimet në përputhje me nevojat reale të pacientëve," u shpreh ministrja Sala.

Përmes Kartës së Autonomisë Menaxheriale, spitali fiton pavarësi administrative, organizative dhe kontraktuese, duke mundësuar lidhjen e kontratave të reja, zhvillimin e bashkëpunimeve me qendra universitare brenda dhe jashtë vendit, si dhe rritjen e eficiencës në përdorimin e burimeve.

Ky zhvillim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e aksesueshmërisë së qytetarëve në shërbime shëndetësore, zgjerimin e paketave të trajtimit, përmirësimin e performancës financiare dhe forcimin e cilësisë së kujdesit spitalor.

Karta e Autonomisë Manaxheriale u pilotua për herë të parë në Spitalin Memorial të Fier, në vitin 2022, e pas tij këtë autonomi e morën: Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Spitalet Universitare Obstetrike - Gjinekologjike "Mbretëresha Geraldinë" dhe "Koço Gliozheni", spitalet rajonale në: Elbasan, Korçë, Vlorë, Lezhë, Shkodër, Gjirokastër dhe Durrës.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2026 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Aksesibiliteti

×

Madhesia e Tekstit

A+ Zmadho A- Zvogelo

Profilet dhe Kontrasti

Disleksia Kontrast i Larte Kontrast i Ulet

Mjete Leximi

Udhezues Leximi
Maske Leximi
Hapesire me e Madhe

Navigimi

Navigimi me TAB
Evidento Linqet
Kthe ne gjendjen fillestare
Ministry of Health - Republic of Albania published this content on February 23, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 23, 2026 at 11:02 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]