Ministry of Defence - Republic of Albania

02/16/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/16/2026 04:12

Konferenca e Sigurisë së Mynihut, Shqipëria forcon angazhimin në mbrojtjen kolektive

Konferenca e Sigurisë së Mynihut, Shqipëria forcon angazhimin në mbrojtjen kolektive

e hënë, 16 shkurt 2026 11:07

Konferenca e Sigurisë së Mynihut vijon të mbetet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, ku mblidhen zërat më me peshë të sigurisë dhe formësohet debati strategjik në një moment sfidues për Evropën dhe rendin euroatlantik.

[Link]

Në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një sërë takimesh me homologët e tij nga vendet aleate dhe partnere, ku në fokus ishin sfidat aktuale të sigurisë, forcimi i partneriteteve dhe koordinimi i mëtejshëm në kuadër të mbrojtjes kolektive.
Gjatë vizitës, ministri mori pjesë gjithashtu në takime me drejtues të kompanive të mëdha ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe inovacionit, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe interesin konkret për zhvillimin e industrisë ushtarake në Shqipëri.

Një hapësirë e rëndësishme për të avancuar interesat kombëtare, për të forcuar rolin e Shqipërisë si partner i besueshëm dhe aktiv në arkitekturën e paqes dhe sigurisë në Evropë.

Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on February 16, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 16, 2026 at 10:12 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]