Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/08/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/08/2025 01:20

Tre ditët e ardhshme zhvillohet Konferenca e Ambasadorëve “Diplo 2025”

"Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën"

7 shtator 2025 - Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në konferencën vjetore #Diplo2025.

Me titull "Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën", konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale.

Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë.

#Diplo2025 do të zhvillohet në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti), ndërsa panelet e konferencës do të transmetohen drejtpërdrejt ("livestream") në rrjetin social Facebook të MEPJ.

Për më shumë informacion mbi agjendën dhe folësit:

https://sites.google.com/view/konferenca-e-ambasadoreve2025/kreu

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 08, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 08, 2025 at 07:20 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]