Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

09/22/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/22/2025 14:26

Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë, Spiropali në konferencë me Kaja Kallas dhe Ministrat e Jashtëm Europianë: Veprimet e rrezikshme të Rusisë janë të papranueshme

New York, 22 Shtator 2025 - Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali i është bashkuar në New York konferencës së Ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator.

Në konferencën e drejtuesve të diplomacisë ndërkombëtare mori pjesë edhe Kaja Kallas, kryediplomatja europiane, si dhe ministra të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.

"Ne jemi këtu sepse ky incident shqetëson jo vetëm Estoninë, por gjithë komunitetin ndërkombëtar. Këto veprime të Rusisë janë të pamatura, të rrezikshme dhe të papranueshme, dhe nuk duhen toleruar", thuhet në deklaratën e Ministrave të Jashtëm.

Spiropali iu bashkua thirrjes së kryediplomatëve që komuniteti ndërkombëtar të qëndrojë i vendosur kundër çdo shkeljeje flagrante të kartës së OKB-së.

Ndërkohë Ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, theksoi se pas këtyre veprimeve, Estonia ka vendosur të kërkojë thirrjen e një takimi emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Më herët, Ministrja Spiropali ka zhvilluar një mëngjes pune me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, ku ka theksuar se "bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë."

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on September 22, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 22, 2025 at 20:26 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]