Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

04/18/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/18/2026 02:13

Shqipëria dhe Gjeorgjia thellojnë bashkëpunimin në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias

Ishte kënaqësi të takohesha, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias, me Ministren e Punëve të Jashtme të #Gjeorgjisë, Maka Botchorishvili.

Biseda jonë rikonfirmoi marrëdhëniet miqësore dhe konstruktive mes vendeve tona, si edhe vullnetin e përbashkët për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Ndërsa marrëdhëniet dypalëshe janë pozitive, ndamë bindjen se është koha për hapa më konkretë drejt intensifikimit të bashkëpunimit, përmes vizitave të nivelit të lartë, konsultimeve të rregullta diplomatike, shkëmbimit të ekspertizës dhe forcimit të angazhimit ekonomik.

Vlerësuam gjithashtu rolin e rëndësishëm të Gjeorgjisë në rajonin ku bën pjesë, si dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal.

Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për perspektivën #evropiane të Gjeorgjisë, duke theksuar rëndësinë e avancimit të reformave në përputhje me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian, si dhe gatishmërinë tonë për të ndarë përvojën e #Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

#ADF202

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on April 18, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 18, 2026 at 08:13 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]