Ministry of Defence - Republic of Albania

05/12/2026 | Press release | Distributed by Public on 05/12/2026 05:19

Ministri Nufi mikpret shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

Ministri Nufi mikpret shefin e Shtabit të Maqedonisë së Veriut, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë

e martë, 12 Maj 2026 12:19

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi mikpriti sot shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Maqedonisë së Veriut, gjeneralmajor Sashko Lafchiski.

Fotogaleria

Përgjatë takimit u nënvizua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë për Korridorin VIII, si një hap kritik për lëvizshmërinë ushtarake dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Palët vlerësuan gjithashtu se dy vendet kanë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe si aleatë të NATO-s, janë të përkushtuara në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë kontinentin Evropian.

Ministri i Mbrojtjes Nufi, duke iu referuar mjedisit kompleks të sigurisë dhe sfidave të kohës, theksoi nevojën për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe atyre të Maqedonisë së Veriut, teksa shtoi se Shqipëria qëndron fuqishëm krah për krah aleatëve dhe partnerëve të saj strategjikë.

Gjatë takimit u theksua se të dy vendet vijojnë të kontribuojnë aktivisht në nismat rajonale të sigurisë dhe mbështesin objektivat strategjikë të NATO-s, teksa u theksua se bashkëpunimi i ngushtë rajonal mbetet thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Palët diskutuan për kontributin me personel të konsiderueshëm në misionin e Bashkimit Evropian EUFOR ALTHEA, si dhe në misionin e NATO-s, KFOR, i cili mbetet një shtyllë kyçe për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe në të gjithë rajonin tonë.

Aktualisht, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të NATO-s edhe përmes iniciativave rajonale si SEDM/SEEBRIG, nisma SHBA-Karta e Adriatikut (A-5) etj.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on May 12, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on May 12, 2026 at 11:19 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]