Ministry of Defence - Republic of Albania

09/21/2024 | Press release | Distributed by Public on 09/21/2024 11:08

Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake e modernizimi i FA, ministri Vengu takime me smbasadorët e Francës, Britanisë e Bullgarisë

Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake e modernizimi i FA, ministri Vengu takime me smbasadorët e Francës, Britanisë e Bullgarisë


e shtunë, 21 shtator 2024 19:03

Fotogaleria

Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu zhvilloi takime të veçanta me ambasadorët e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bullgarisë. Rijetëzimi i Industrisë Ushtarake dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura ishin temat kryesore të bisedave me përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve.

Në takimin me ambasadoren e Francës znj. Catherine Suard, ministri Vengu shprehu interesin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në rijetëzimin e Industrisë Ushtarake, modernizimit si dhe zgjerimin e mundësive në fushën e Edukimit dhe Trajnimit.

Gjatë bisedës me ambasadorin britanik z. Nick Abbotts, ministri i Mbrojtjes e informoi për zhvillimet e fundit në fushën e Industrisë së Mbrojtjes si dhe proceset e modernizimit. Situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe shqetësimi për ndërhyrjet dhe aktivitetet hibride nga aktorët e huaj në rajon ishte një tjetër temë e bisedës.

Në këtë takim, ministri Vengu dhe ambasadori britanik vlerësuan maksimalisht stërvitjen ushtarake të përbashkët "Corridor VIII Response", që po zhvillohet në territorin shqiptar, në interes të rritjes së ndërveprueshmërisë, lëvizshmërisë ushtarake dhe linjave të furnizimit në rajonin e Europës Juglindore.

Ndërsa në takimin me ambasadorin e Bullgarisë në Shqipëri, z. Ivaylo Kirov u vlerësua kontributi i trupave shqiptarë në Grup-Batalionin e NATO në Novo Selo. Ministri Vengu dhe ambasadori bullgar ranë dakord të vijojnë ndërveprimin e përbashkët në mbështetje të promovimit të Korridorit VIII, si një nyje e rëndësishme lidhjeje sigurie mes Adriatikut dhe Detit të Zi.

Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on September 21, 2024, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 21, 2024 at 17:09 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]