Ministry of Agriculture, Rural Development and Water Management - Republic of Albania

09/16/2026 | Press release | Distributed by Public on 09/17/2026 08:40

Ministri Salla: 33 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor në 21 bashki, 455 fermerë kanë bashkuar forcat. Vijon puna për shtrirjen e modelit të bashkëpunimit në çdo bashki.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur rezultatet e para të nismës për krijimin e Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor sipas produkteve prioritare të çdo zone.

Që prej nisjes së procesit në muajin mars, janë krijuar 33 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor në 21 bashki, me 455 fermerë të përfshirë, ndërsa puna vijon në 12 bashki të tjera.

Sipas Ministrit Salla, modeli i bashkëpunimit synon të adresojë një prej vështirësive kryesore të fermerëve, kostot dhe fuqinë e kufizuar negociuese kur përballen individualisht me tregun.

"Toka, ferma dhe prodhimi mbeten të tuat, por duke bashkuar forcat mund të ulni kostot, të përdorni së bashku makineri, të investoni në grumbullim e përpunim dhe të keni fuqi negociuese më të lartë në treg", u shpreh Salla.

Për të nxitur këtë model, përmes Skemës Kombëtare 2026, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor kanë pasur përparësi dhe mundësi financimi deri në 100%, me synimin për të nxitur investimet dhe për të rritur të ardhurat e fermerëve.

Nisma po zbatohet në bashkëpunim edhe me bashkitë, për të mbështetur SHBB-të me asete, infrastrukturë dhe shërbime, duke i kushtuar vëmendje të veçantë të rinjve dhe grave në zonat rurale që duan të investojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e sektorit bujqësor.

"Ky është modeli që po ndërtojmë në çdo bashki, për t'i dhënë më shumë vlerë punës së fermerit dhe më shumë mundësi prodhimit #MadeInAlbania në tregun vendas dhe europian", përfundoi Ministri Salla.

Ministry of Agriculture, Rural Development and Water Management - Republic of Albania published this content on September 16, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on September 17, 2026 at 14:40 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]