Ministry of Defence - Republic of Albania

07/23/2025 | Press release | Distributed by Public on 07/23/2025 07:08

Shqipëria dhe Turqia nëshkruajnë protokoll bashkëpunimi në Mbrojtje

Shqipëria dhe Turqia nëshkruajnë protokoll bashkëpunimi në Mbrojtje

e mërkurë, 23 korrik 2025 14:51

Në përmbyllje të vizitës në Turqi, ministri Vengu dhe homologu turk Güler nënshkruan amendimin e "Protokollit të Asistencës Financiare", i cili do të mundësojë pajisjen e forcave shqiptare me sisteme artilerie 105 mm.


Protokolli përmirëson gjithashtu kuadrin ekzistues të bashkëpunimit dhe zgjeron fushën e mbështetjes përtej asistencës materiale, duke përfshirë trajnime, seminare, logjistikë, transport dhe mbështetje institucionale.

Ky dokument i ri do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e edukimit profesional të personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on July 23, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 23, 2025 at 13:08 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]