Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

05/06/2026 | Press release | Distributed by Public on 05/07/2026 03:04

Shkodër, Ministri Hoxha me nxënësit e shkollës teknike austriake: Të rinjtë, fytyra e Shqipërisë që avancon çdo ditë drejt anëtarësimit në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me nxënësit e shkollës teknike austriake ku është shprehur që të rinjtë janë fytyra e Shqipërisë që avancon çdo ditë drejt anëtarësimit në BE

Postimi i Ministrit Hoxha në X:

Shkodër - Në Shkollën e Mesme Teknike Industriale "Peter Mahringer", një model i shkëlqyer bashkëpunimi me #Austrinë, një vatër mësimdhënieje evropiane, e mbështetur nga Ministria Federale e Arsimit e Austrisë, ku nxënësit shqiptarë përfitojnë arsim profesional sipas standardeve më të mira evropiane. Aty ku teoria akademike ndërthuret me praktikën intensive, veçanërisht në fushën e teknologjisë, duke përgatitur brezin e ri për tregun modern të punës.

Pikërisht në vende si ky, ku ndërtohen historitë e para të suksesit, pata kënaqësinë të ndaj me nxënësit mesazhin se asgjë nuk është e pamundur kur ka dedikim, përkushtim, punë dhe energji të investuara për mirë, për të ardhmen.

Këta të rinj që sot mësojnë, aftësohen dhe krijojnë janë profesionistët dhe qytetarët e së nesërmes, forca që do të çojë përpara zhvillimin e vendit dhe do të përfaqësojë denjësisht vlerat shqiptare në BashkiminEvropian. Ata janë fytyra e Shqipërisë që avancon çdo ditë me besim drejt anëtarësimit, si pjesë e pandashme e familjes evropiane.

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2052074189532623063?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on May 06, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on May 07, 2026 at 09:04 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]