Ministry of Health - Republic of Albania

12/23/2025 | Press release | Distributed by Public on 12/23/2025 09:39

Hapet Qendra LILIUM në Vlorë për Menaxhimin e Krizave, MSHMS bashkëpunim me UNDP-në dhe Qeverinë e Suedisë

Ministria e Shëndetësisë

Menu

#
Newsroom

Hapet Qendra LILIUM në Vlorë për Menaxhimin e Krizave, MSHMS bashkëpunim me UNDP-në dhe Qeverinë e Suedisë

23 Dhjetor 2025

Newsroom

Hapet Qendra LILIUM në Vlorë për Menaxhimin e Krizave, MSHMS bashkëpunim me UNDP-në dhe Qeverinë e Suedisë

23 Dhjetor 2025

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim të ngushtë me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe me mbështetje financiare të Qeverisë së Suedisë përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (Sida), inauguroi sot Qendrën e re LILIUM për Menaxhimin e Krizave në Rastet e Dhunës Seksuale në Vlorë. Hapja e kësaj qendre përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e përgjigjes institucionale të Shqipërisë ndaj dhunës seksuale dhe në zgjerimin e aksesit në shërbime të integruara dhe të përqendruara tek mbijetuesit në nivel lokal.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, e pranishme në ceremoninë e inaugurimit, theksoi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të specializuara dhe të menjëhershme për viktimat e dhunës seksuale, duke nënvizuar se kjo qendër përfaqëson një standard të ri të kujdesit të integruar dhe të ndjeshëm ndaj nevojave të mbijetuesve.
"Qendra, e cila ofron shërbime 24/7 në anonimitet të plotë, është ndërtuar mbi parimin se shëndeti dhe mirëqenia e viktimave janë prioritet absolut dhe se çdo person që përjeton dhunë seksuale ka të drejtë për kujdes profesional, respekt dhe mbështetje të menjëhershme," u shpreh ministrja Sala.

Gjithashtu, ministrja theksoi se Qendra LILIUM 2 përfaqëson një model të ri të kujdesit socio-shëndetësor multidisiplinar dhe të integruar, ku të gjitha shërbimet, nga kujdesi shëndetësor emergjent, ekzaminimi mjeko-ligjor dhe mbledhja e provave për ndjekjen e rasteve në sistemin e drejtësisë penale, deri te mbështetja psikosociale, ofrohen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë dhe nga profesionistë të specializuar për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Duke evidentuar rëndësinë e këtij modeli dhe angazhimin institucional për mbrojtjen e viktimave, ministrja Sala deklaroi se:
"Modele të tilla të qendrave të specializuara dhe multidisiplinare do të shtrihen gradualisht në të gjithë vendin, si pjesë e vizionit tonë për një sistem më të fortë, më të ndjeshëm dhe më të drejtë për të gjitha viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje."

Qendra LILIUM 2 në Vlorë është e dyta e këtij lloji në Shqipëri, pas hapjes së qendrës së parë në Tiranë në vitin 2018. Që nga nisja e funksionimit të Qendrës LILIUM në Tiranë, rreth 215 viktima të dhunës seksuale nga i gjithë vendi kanë përfituar shërbime të specializuara, ndërsa dy qendrat "one-stop" për fëmijët viktima të dhunës seksuale në Fier dhe Shkodër kanë trajtuar rreth 73 raste.

Hapja e Qendrës LILIUM 2 në Vlorë pasqyron angazhimin e përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, UNDP-së dhe Qeverisë së Suedisë për të reduktuar barrierat në akses, për të minimizuar rrezikun e viktimizimit të përsëritur dhe për të garantuar që mbijetuesit , veçanërisht ata që jetojnë në zona rurale dhe komunitete të margjinalizuara të kenë akses në shërbime të specializuara më pranë vendbanimit të tyre.

Shpërndaj

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ministry of Health - Republic of Albania published this content on December 23, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on December 23, 2025 at 15:39 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]