Ministry of Defence - Republic of Albania

04/24/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/24/2026 10:09

Ministri Nufi takon ambasadorin amerikan në NATO, Whitaker, theksohet partneriteti strategjik Shqipëri–SHBA

Ministri Nufi takon ambasadorin amerikan në NATO, Whitaker, theksohet partneriteti strategjik Shqipëri-SHBA

e premte, 24 prill 2026 18:00

Ministri i Mbrojtjes, z. Ermal Nufi, priti në zyrën e tij, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, z.Matthew Whitaker.

Fotogaleria

Gjatë takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në qendër të bisedimeve ishte situata e sigurisë në rajon dhe koordinimi i ngushtë mes aleatëve për përballimin e sfidave aktuale. Ministri Nufi vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të trajnimeve, edukimit ushtarak dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.

Më tej, ministri i Mbrojtjes, Nufi shprehu mirënjohje ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në NATO, z. Matthew Whitaker për mbështetjen e palëkundur që Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë në forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe sigurisë në rajon.

Në përmbyllje, Nufi theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së mbeten të forta, të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë.

Vizita e ambasadorit Whitaker në Tiranë është pjesë e një turi rajonal, me fokus forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on April 24, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on April 24, 2026 at 16:09 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]