03/06/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/06/2026 04:01
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në vijim të komunikimeve të mëparshme, iu bën thirrje të gjithë shtetasve shqiptarë të shmangin udhëtimet në rajonin e Lindjes së Mesme, deri në një njoftim të dytë.
Situata në këtë rajon vijon të mbetet e paparashikueshme dhe e paqëndrueshme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do të vijojë të informojë publikun në mënyrë të vazhdueshme.