Ministry of Defence - Republic of Albania

02/11/2026 | Press release | Distributed by Public on 02/11/2026 14:06

Shqipëria dhe Urdhri Sovran i Maltës nënshkruajnë memorandum për forcimin e reagimit ndaj emergjencave civile

Shqipëria dhe Urdhri Sovran i Maltës nënshkruajnë memorandum për forcimin e reagimit ndaj emergjencave civile

e mërkurë, 11 shkurt 2026 21:05

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë dhe Urdhri Sovran i Maltës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, me synim rritjen e gatishmërisë dhe forcimin e mekanizmave të reagimit për emergjencat civile, si dhe përmirësimin e mbështetjes mjekësore në situata krize.

[Link]

Marrëveshja parashikon bashkëpunim të strukturuar në fushën e Emergjencave Civile, duke përfshirë ndërhyrje të përbashkëta në raste fatkeqësish, mbështetje teknike, pjesëmarrje të ekspertëve, si dhe trajnime dhe ndërtim kapacitetesh. Një tjetër shtyllë e rëndësishme është shkëmbimi i informacionit mbi praktikat më të mira dhe koordinimi në fazën pas emergjencës.

[Link]

Pas nënshkrimit të memorandumit, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi rëndësinë e këtij partneriteti, duke bërë të ditur se priti në një takim Josef D. Blotz, hospitallierin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës: "Memorandumi i bashkëpunimit i firmosur sot nga Shqipëria përfaqëson një mundësi të rëndësishme për forcimin e gatishmërisë dhe mekanizmave të reagimit ndaj emergjencave civile, si dhe për mbështetjen mjekësore" - u shpreh ministri Vengu. Sipas ministrit Vengu, ky memorandum përcakton ndërhyrje të përbashkëta në raste emergjencash, trajnime dhe ndërtim kapacitetesh, shkëmbim ekspertize dhe praktikash më të mira dhe mbështetje mjekësore civile dhe ushtarake.

[Link]

"Ky partneritet synon rritjen e kapaciteteve të përbashkëta dhe një reagim më efektiv, në shërbim të një të ardhmeje më të sigurt", - nënvizoi ministri Vengu.

Në aspektin shëndetësor, memorandumi përfshin shkëmbim të personelit mjekësor dhe teknik, trajnime të përbashkëta për strukturat civile dhe ushtarake, përgatitje dhe reagim ndaj emergjencave shëndetësore në shkallë të gjerë, si dhe bashkëpunim shkencor dhe teknologjik.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on February 11, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on February 11, 2026 at 20:06 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]