04/25/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/25/2026 13:17
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, gjatë qëndrimit në Delfi, ka marrë pjesë në një darkë informale me fondacionin ELIAMEP, të bashkëorganizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, postim në X:
#Diplomacia dhe qendrat e mendimit, ose siç njihen "think tanks", kanë një lidhje të veçantë dhe takohen natyrshëm tek analiza e thelluar dhe vizioni afatgjatë. Ndërsa think tanks ofrojnë ekspertizë, kërkim të pavarur dhe ide inovative që ndihmojnë në formësimin e politikave, diplomacia i shndërron këto ide në veprim konkret dhe në marrëdhënie ndërkombëtare funksionale.
Gjatë qëndrimit në #Delfi, pata kënaqësinë të marr pjesë në një darkë informale me fondacionin #ELIAMEP, të bashkëorganizuar nga #Ambasada e Republikës së #Shqipërisë në Athinë. Ishte një mbrëmje e pasur shkëmbimi mendimesh dhe perspektivash me analistë, akademikë, diplomatë dhe opinionbërës mbi zhvillimet rajonale, por edhe mbi çështje që prekin mbarë kontinentin dhe lidhjen transatlantike.
Mirënjohje për drejtuesit e ELIAMEP për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në formësimin e debatit evropian në mbështetje të procesit të zgjerimit. #Dialogu, shtylla mbi të cilën mbështetet diplomacia, mbetet një instrument kyç për forcimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe për realizimin e perspektivës evropiane të rajonit tonë.
#Shqipëria2030