04/07/2026 | Press release | Distributed by Public on 04/08/2026 03:58
Ministri Hoxha zhvilloi një dialog me studentët në Durrës, ku diskutoi rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE dhe rolit thelbësor të të rinjve në këtë proces.
Ministri Hoxha postim në X:
Turi ynë nëpër #Shqipëri: "BE dhe Ti: Europa Fillon Këtu" vazhdon, dhe diskutimet e shkëmbimet me të rinjtë janë gjithnjë e më interesante.
Sot, së bashku me kolegen Adea Pirdeni, u ndalëm me brezin që do të formësojë të ardhmen europiane të Shqipërisë, në #Durrës, nxënësit e #Gjimnazit "Naim Frashëri" dhe studentët e #Universitetit "Aleksandër Moisiu".
Ishim të lumtur t'u përgjigjeshim interesit të gjallë dhe pyetjeve të tyre fort të menduara mbi reformat, pritshmëritë, avantazhet dhe imazhin e Shqipërisë, si dhe rolin e tyre në ndërtimin e një Shqipërie moderne dhe europiane, duke dëshmuar pjekuri, qartësi dhe ambicie.
Ky takim konfirmoi edhe një herë se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit #Europian është e pandashme nga energjia, vizioni dhe angazhimi i të rinjve, një garanci e fortë për një të ardhme europiane të pakthyeshme për vendin tonë.
Link: https://x.com/hoxhafer/status/2041548656126444006?s=46&t=toA4veCnO-i55LJ9DxX0OA