Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

07/12/2025 | Press release | Archived content

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit - ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.

Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë - përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën - Ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje - janë domosdoshmëri.

"Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë - është kontribuuese. Nuk presim - po ecim përpara."

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria ka hapur katër grupkapituj negociues - përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm - dhe se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.

Ai paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen nga aktorë autoritarë, duke mirëpritur Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.

"Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen europiane."

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on July 12, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on July 14, 2025 at 09:37 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]