Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/20/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/20/2026 05:34

Hoxha telefonatë me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë: Forcim i ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve rajonale

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një telefonatë me homologun kroat, Gordan Grlić-Radman, duke konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Telefonata e parë e frytshme dhe produktive me homologun tim kroat, Gordan Grlić-Radman, gjatë së cilës rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e fortë strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kroacisë .

Theksuam rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç, përfshirë ekonominë, energjinë, mbrojtjen dhe turizmin. Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve madhore rajonale, si Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe zgjerimi i tij me Gazsjellësin Joniano-Adriatik si dhe mbi Iniciativën e Tre Deteve - shtylla të rëndësishme për rritjen dhe qëndrueshmërinë në Evropën Juglindore.

Shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar përgjegjësinë tonë të përbashkët si aleatë në NATO, për të kontribuar në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive. Si partnerë të afërt, mbetemi të përkushtuar fort për avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët evropiane për rajonin.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 20, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 20, 2026 at 11:35 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]