Ministry of Health - Republic of Albania

10/15/2025 | Press release | Archived content

PROCESI I BERLINIT: Takimi i VI Ministerial për Integrimin e Komunitetit Rom

Ministria e Shëndetësisë
Ministria
  • Home
  • MINISTRIA
  • AKTE
  • MEDIA
  • QYTETAR
  • STAFET MJEKËSORE
  • FacebookOpens in a new window
  • TwitterOpens in a new window
  • InstagramOpens in a new window
  • YouTubeOpens in a new window
AL EN
Kerko Kerko
menu mbyll

Menu

  • Ministria #
    • Ministri
    • Kabineti i Ministrit
    • Zëvendës Ministrat
    • Sekretari i pergjithshem
  • Akte Ligjore #
    • Akte
    • Baza ligjore Shendetesia
    • Baza Ligjore Mbrojtja Sociale
  • Media #
    • Lajme
    • Fjalime
    • Foto galeri
    • Video Galeri
    • Raporti javor
    • Buletini Mujor
    • Artikuj
    • Njoftime
  • Qytetar #
    • Shërbime Online
    • Ankesa Juaj
    • Sugjero
    • Propozo
  • Publikime #
    • Programi i Transparencës
    • Rregullore për të dhënat personale
    • Adiktologji
    • Kozmetika
    • Vende vakante
    • Farmaceutika
    • Prokurime
    • Kalendari IDAHOT
    • Çfarë duhet të dimë për dhunën me bazë gjinore?
  • Projekte #
    • Banka Botërore
    • Modernizimi i Asistences Sociale (SAMP)
    • CEB
    • IPA Adriatic
    • Projekti USAID
    • HAP
    • CEI
    • Interreg-IPA CBC Italy-Albania-Montenegro
    • Reagimi ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri
  • Mirëqenia Sociale #
    • Fëmijët të parët
    • Programi i Ndihmës Ekonomike
    • Programi i Mbështetjes së Aftësisë së Kufizuar
    • Fondi Social
    • Ndërmarrjet Sociale
  • COVID - 19 #
    • Vaksinimi antiCOVID (të dhëna ditore)
    • Situata Epidemiologjike COVID19
    • Vaksinimi antiCOVID pyetje pergjigje
    • Ruajtja dhe aplikimi vaksinave antiCOVID
    • Plani Kombëtar i Vaksinimit ndaj COVID-19
    • Strategjitë për përballimin e Pandemisë COVID19
  • Konsultim Publik
#

Kontakt Rruga e Kavajes,Nr. 1001,Tirane,Shqiperi [email protected] +355 4 2376 178

  • InstagramOpens in a new window
  • FacebookOpens in a new window
  • TwitterOpens in a new window
  • YouTubeOpens in a new window
  • Subscribe
Newsroom

PROCESI I BERLINIT: Takimi i VI Ministerial për Integrimin e Komunitetit Rom

15 Tetor 2025

Newsroom

PROCESI I BERLINIT: Takimi i VI Ministerial për Integrimin e Komunitetit Rom

15 Tetor 2025

Komuniteti rom në të gjithë Ballkanin Perëndimor përfiton nga një angazhim i ri për të luftuar diskriminimin dhe për të përmirësuar qasjen në shërbimet thelbësore. Përfaqësues nga rajoni u mblodhën në Tiranë për Takimin Ministerial për Romët në kuadër të Procesit të Berlinit, për të forcuar përpjekjet në punësim, arsim dhe strehim.

Takimi, i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Fondacioni Rom për Evropën dhe Ambasada Britanike në Tiranë, rikonfirmoi Deklaratën e Poznanit, një marrëveshje historike që angazhon qeveritë për të ndërmarrë veprime konkrete për përfshirjen e romëve në katër fusha kyçe: mundësitë për punësim, qasja në arsim, kushtet e strehimit dhe masat kundër diskriminimit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqëniës Sociale, Prof. Evis Sala e mirëpriti takimin si një hap të rëndësishëm drejt përfshirjes së romëve.

"Në këto pesë vitet e fundit, me avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt familjes europiane, është arritur një përmirësim i dukshëm në lidhje me pakicat rome dhe egjiptiane në fusha si arsimi, punësimi, strehimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, regjistrimi civil dhe aksesi në drejtësi, bazuar në standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

Integrimi i minoriteteve rome dhe egjiptiane mbetet një sfidë e përbashkët dhe shembulli më i mirë ku kërkohen bashkëpunim ndërmjet çdo qelize e strukturë të shoqërisë e niveli qeveriseje. Ajo kërkon ndërtimin e urave të qëndrueshme të bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, strukturave tona në nivel qendror e vendor, dhe organizatave të shoqërisë civile", nënvizoi ajo.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Sh.T. Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë themelore të përfshirjes së romëve.

"Lejimi i komuniteteve rome të marrin pjesë plotësisht në të gjitha aspektet e shoqërisë nuk është vetëm një çështje drejtësie-është një e drejtë themelore dhe një hap thelbësor drejt ndërtimit të shoqërive më të larmishme, të barabarta dhe gjithëpërfshirëse. Këto vlera shpesh vihen në dyshim apo sfidohen, por ato mbeten parimet në zemër të BE-së", tha Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

Zëvendës Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Julia Sutherland, theksoi rëndësinë e këtij takimi për përparimin rajonal duke theksuar natyrën praktike të angazhimeve të bëra.

"Deklarata thekson rëndësinë e përputhjes së përfshirjes së romëve me prioritetet më të gjera rajonale, përfshirë tranzicionin e gjelbër dhe digjital, duke njohur se komunitetet rome nuk duhet të mbeten pas në këto procese transformuese. Këto angazhime nuk janë vetëm politike-ato janë praktike. Mbretëria e Bashkuar qëndron fort me ju në thirrjen për pjesëmarrje domethënëse të romëve në çdo fazë të hartimit dhe zbatimit të politikave."

Zeljko Jovanovic, Presidenti i Fondacionit Rom për Evropën, theksoi rëndësinë e fuqizimit të romëve për ekonomitë e rajonit.

"Referenca për 66,000 vende të reja pune për romët deri në vitin 2030 është një sinjal i mirëpritur ambicieje, por analiza jonë tregon se rajoni duhet të shkojë më tej. Romët do të përbëjnë gati një të tretën e punëtorëve të rinj në disa vende të Ballkanit Perëndimor dhe trajnimi i tyre për profesione me mungesë rezulton fitimprurës brenda më pak se tre vjetësh. Përjashtimi është i padrejtë dhe i paqëndrueshëm - ai kushton qindra miliona euro çdo vit dhe dobëson konkurrueshmërinë. Në një kohë kur ka një vrull të ri për zgjerimin e BE-së, fuqizimi ekonomik i romëve duhet të shihet jo si një çështje dytësore, por si një shtytës i rritjes dhe stabilitetit të ardhshëm të rajonit."

Diskriminimi ndaj romëve pengon përparimin në të gjitha fushat e shoqërisë në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar përgjigje të koordinuara ligjore dhe sociale. Pjesëmarrësit shqyrtuan forcimin e kuadrit kundër diskriminimit dhe marrëdhënieve me komunitetin në të gjithë rajonin. Anticiganizmi, i njohur si pengesë për përfshirjen, do të luftohet përmes përfshirjes së historisë dhe kulturës rome në kurrikulat arsimore.

Takimi prezantoi hapa konkretë për të adresuar këto çështje infrastrukturore, me pjesëmarrësit që rikonfirmuan angazhimin për legalizimin e vendbanimeve informale rome kurdo që është e mundur dhe përmirësimin e planifikimit dhe infrastrukturës për të ofruar strehim të sigurt, të përshtatshëm dhe të qëndrueshëm, që është efikas në energji dhe rezistent ndaj rreziqeve klimatike.

Shpërndaj
  • Share this page on Facebook
  • Share this page on Twitter
  • https://shendetesia.gov.al/newsroom/procesi-i-berlinit-takimi-i-vi-ministerial-per-integrimin-e-komunitetit-rom/

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

  • FacebookOpens in a new window
  • TwitterOpens in a new window
  • InstagramOpens in a new window
  • YouTubeOpens in a new window

MINISTRIA

  • Ministër
  • Zv. Ministrat
  • S. Përgjithshëm
  • Kabineti
  • Institucionet e Varësisë
  • Struktura
  • Historiku

MEDIA

  • Lajme
  • Fjalime
  • Foto Galeri
  • Video Galeri

BASHKËPUNIME

  • Projekte
  • Bashkëpunime

DOKUMENTE

  • Programi i Transparencës
  • Konsultim Publik
  • Vende vakante
  • Prokurime
  • Raportet
  • Arkiva

Misioni

  • Baza Ligjore për shëndetësinë
  • Baza Ligjore për Mirëqenien Social

KONTAKTE

  • Urgjenca Kombëtare (127)
  • Koordinatori për të drejtën e informimit

© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ministry of Health - Republic of Albania published this content on October 15, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on November 06, 2025 at 12:06 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]