09/27/2025 | Press release | Distributed by Public on 09/28/2025 05:13
Shoqata Evropiane e Radiologjisë Urogjenitale (ESUR) po mban kongresin vjetor, ku mjekë dhe ekspertë nga e gjithë bota diskutuan për risi dhe arsimim në imazherinë e kancerit të mitrës, vezoreve, veshkave, fshikëzës dhe prostatës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, në ligjëratën e saj "Inteligjenca Artificiale në Onkologjinë Gjinekologjike: Sfida dhe Mundësi", nënvizoi se inteligjenca artificiale (IA) mund të ndihmojë që diagnozat të vendosen më shpejt dhe me më shumë saktësi, ndërsa u shpreh se përdorimi i IA në mjekësi është prioritet i qeverisë shqiptare.
"Inteligjenca artificiale mund të bëjë që procesi i skanimit dhe interpretimit të imazheve të jetë më i shpejtë, në mënyrë që më shumë pacientë të përfitojnë pa pritur gjatë, duke marrë kujdes shëndetësor cilësor", tha ministrja Sala.
Një tjetër fushë premtuese është zgjedhja e trajtimit më të përshtatshëm për çdo grua, në mënyrë që të shmangen terapi që mund të mos jenë efektive sa të tjerat.
Gjatë ESUR 2025 u nënvizua se, bashkëpunimi mes radiologëve dhe IA-së së besueshme mund të sjellë përmirësime të mëdha në kujdesin ndaj grave të prekura nga kanceri.
Harta e Faqes
Arkiva
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.