Ministry of Defence - Republic of Albania

10/15/2025 | Press release | Distributed by Public on 10/15/2025 13:38

Ministri Vengu në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Inovacioni, në qendër të transformimit të mbrojtjes

Ministri Vengu në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Inovacioni, në qendër të transformimit të mbrojtjes

e mërkurë, 15 tetor 2025 21:37

[Link]
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku u diskutua rreth hapave të mëtejshëm në strategjisë kombëtare "Mbrojtja 2030".

Gjatë takimit me punonjës të QISM u theksua rëndësia e implementimit të Inteligjencës Artificiale , si instrument kyç për sintetizimin e informacionit si dhe zhvillimi teknologjik i Forcave të Armatosura në nivel kapilar. Në fokus ishte edhe mbështetja e industrisë së mbrojtjes nëpërmjet teknologjive inteligjente dhe inovative

"Inovacioni është në qendër të vizionit tonë për transformimin e gjithë konstelacionit të Mbrojtjes në një mekanizëm inteligjent dhe promotor të modernizimit", u shpreh ministri Vengu.
Në këtë takim u nënvizua përkushtimi i Ministrisë së Mbrojtjes për të avancuar teknologjitë moderne dhe për të ndërtuar një sistem mbrojtjeje më efikas dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.


Ministry of Defence - Republic of Albania published this content on October 15, 2025, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 15, 2025 at 19:38 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]