Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/05/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/05/2026 07:40

Thirrje për kandidatura për anëtar në Komitetin e OKB-së për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW)

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme fton ekspertë të kualifikuar në fushën e të drejtave të njeriut, akademikë, profesorë universitetesh dhe përfaqësues të shoqërisë civile të paraqesin kandidaturën e tyre për t'u konsideruar si kandidat i Republikës së Shqipërisë për postin e anëtarit në Komitetin për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave (CEDAW).

Zgjedhjet për 12 poste vakante në këtë Komitet do të zhvillohen më 26 qershor 2026, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, gjatë takimit të 24-t të Shteteve Palë të Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit kundër Grave. Mandati i anëtarëve të rinj do të fillojë më 1 janar 2027 dhe do të përfundojë më 31 dhjetor 2030.
Ekspertët e interesuar ftohen të aplikojnë, përmes sistemit brenda datës 8 mars 2026 në rrugë elektronike në adresën [email protected].
Informacion i detajuar mbi procedurën dhe procesin e zgjedhjeve mund të gjendet në: https://events.ohchr.org , http://www.ohchr.org/en/treaty-bodies/cedaw/membership

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme inkurajon aplikimin e profesionistëve me integritet dhe përvojë të spikatur në fushën e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore, duke kontribuar në përfaqësimin dhe rolin aktiv të Shqipërisë në mekanizmat ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara.

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 05, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 05, 2026 at 13:40 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]