12/04/2025 | Press release | Distributed by Public on 12/04/2025 06:45
Kontakt
Rruga e Kavajes,Nr. 1001,Tirane,Shqiperi
[email protected]
+355 4 2376 178
Vijojnë investimet në infrastrukturë me qëllim që spitalet rajonale të garantojnë kapacitete diagnostike e trajtuese sipas standardeve bashkëkohore, duke respektuar protokollet e kujdesit dhe duke rritur cilësinë e shërbimit për pacientët.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof.Evis Sala zhvilloi një inpektim në kantierin e Spitalit Rajonal "Omer Nishani" Gjirokastër, ku u njoh nga afër me ecurinë e punimeve dhe situatën aktuale të shërbimeve të ofruara për qytetarët e qarkut.
"Çdo inspektim në terren është thelbësor për të identifikuar nevojat reale, në mënyrë që investimet të përqendrohen atje ku sjellin ndikimin më të madh për pacientët dhe stafet mjekësore. Objektivi ynë është që çdo spital rajonal të garantojë kapacitetet e nevojshme në infrastrukturë, diagnostikë dhe trajtim sipas standardeve bashkëkohore, duke respektuar protokollet e kujdesit dhe duke rritur cilësinë e shërbimit" - theksoi ministrja.
Duke u ndalur tek shërbimi ndaj qytetarit, ministrja theksoi prioritetet dhe masat që po ndërmerren për të forcuar cilësinë e kujdesit në çdo nivel.
"Qytetarët presin dhe meritojnë shërbim cilësor dhe të sigurt. Ne po përforcojmë mekanizmat e kontrollit të cilësisë dhe protokollet e kujdesit në çdo nivel të sistemit dhe mbi të gjitha të cilësisë së barnave. Jemi të hapur ndaj çdo vërejtjeje dhe sugjerimi nga qytetarët, profesionistët dhe komuniteti lokal. Transparenca është thelbësore. Çdo progres, problem apo sfidë do të ndajmë me qytetarët" - deklaroi ajo.
Gjithashtu, ministrja Sala vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve, të cilët i quajti si themeli i sistemit shëndetësor, ndërsa nënvizoi faktin që po punohet për kushte më të mira pune, programe trajnimi dhe nisma që mbajnë dhe rikthejnë profesionistët në Shqipëri, si dhe rritjen e mëtejshme të pagave me buxhetin e vitit 2026.
Spitali Rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër është pjesë e strategjisë kombëtare për forcimin e rrjetit të spitaleve rajonale, duke identifikuar mundësinë që disa prej tyre të shndërrohen në spitale terciare. Kjo nismë synon t'u ofrojë qytetarëve shërbime sa më pranë vendbanimit, ndërsa njëkohësisht zgjeron gamën e shërbimeve të specializuara në nivel rajoni.
Ndërkohë, me buxhetin e vitit 2026 do të vijojnë investimet për transformimin e një sërë strukurash spitalore, si Spitali Rajonal i Korçës, Matit, Tropojës, Urgjenca e Spitalit Durrës, si dhe 100 qendra shëndetësore, në rang vendi.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.
© Ministria e Shëndetësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.