Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania

03/11/2026 | Press release | Distributed by Public on 03/12/2026 03:11

Hoxha telefonatë me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit: Mirënjohje për kujdesin e treguar ndaj shqiptarëve gjatë sulmeve të Iranit

Postim në X i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pas telefonatës me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sh.T. Soltan bin Saad Al-Muraikhi:

Pata sot një bisedë shumë të frytshme me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të #Katarit, Sh.T. Soltan bin Saad Al-Muraikhi.

Dënova me forcë sulmet iraniane ndaj shtetit të Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.

Duke rikonfirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin për rolin udhëheqës të Katarit dhe për angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialogun, ndërmjetësimin dhe stabilitetin rajonal.

#Shqipëria vlerëson miqësinë e ngushtë me Katarin dhe mbetet e gatshme të mbështesë çdo nismë që synon ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Jemi njëkohësisht mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre kohëve sfiduese.

Link: https://x.com/hoxhafer/status/2031731516200325215?s=46

Ministry for Foreign Afairs and Europe - Republic of Albania published this content on March 11, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on March 12, 2026 at 09:11 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]