Makedonski Telekom AD

10/27/2026 | Press release | Distributed by Public on 10/28/2026 08:27

Telekomi e përuroi rrjetin e parë 5G+ në Maqedoni

Telekomi e përuroi rrjetin e parë 5G+ në Maqedoni

27.10.2026

Makedonski Telekom zyrtarisht e përuroi rrjetin e parë të pavarur 5G+ në Maqedoni - 5G Standalone, me të cilin fillon një epokë të re në zhvillimin e shërbimeve celulare. Është një nga ndryshimet më të mëdha teknologjike në rrjetet celulare në dekadën e fundit, që krijon bazë për lidhje më të personalizuar, më fleksibile dhe më të sigurt. Me këtë hap teknologjik përpara, Makedonski Telekom vazhdon ta udhëheqë transformimin digjital të vendit. Pikërisht në vitin kur shënohen 30 vjet nga rrjeti i parë celular në Maqedoni, kompania e sjellë gjeneratën e ardhshme të teknologjisë celulare në tregun vendor.

"30 vjet më parë, e vendosëm rrjetin e parë celular dhe e filluam zhvillimin e komunikimeve celulare në vend. Sot, me rrjetin e parë 5G+, po bëjmë hapin e madh të radhës. Por për ne, lidershipi teknologjik nuk është vetëm çështje teknologjish të reja, por edhe e vlerës që krijojmë për njerëzit, kompanitë dhe shoqërinë. Jemi krenarë për rrugën që e kemi ndjekur, por jemi edhe më të frymëzuar nga ajo që na pret. Me 5G+, po hapim kapitullin tjetër në zhvillimin digjital të Maqedonisë."


Për dallim nga rrjeti 5G, i cili disa nga funksionet e tij themelore i zbaton përmes infrastrukturës ekzistuese 4G, 5G+ përdor një arkitekturë të pavarur 5G. Ai mundëson funksione të avancuara të rrjetit dhe krijon një bazë për zhvillimin e shërbimeve digjitale të përshtatura për nevojat e ndryshme të abonuesve.

Një nga aftësitë më të rëndësishme të 5G+ është segmentimi i rrjetit (Network Slicing) që mundëson lidhje të personalizuar. Përmes Network Slicing, krijohen segmente virtuale të ndara brenda rrjetit, të përshtatura për shërbime dhe aplikacione të ndryshme - me shpejtësi, kohë përgjigjeje dhe përparësi lidhjeje të përshtatshme. Kështu, abonuesit marrin një cilësi shërbimi të përshtatur sipas nevojave të tyre.

"5G+ është fillimi i një brezi të ri shërbimesh celulare. Deri më tani, rrjeti ofronte të njëjtën përvojë për të gjithë, dhe tani ne mund të ofrojmë lidhje të përshtatura për nevojat specifike të abonuesve. Kjo do të thotë që kur është e rëndësishme për dikë të ketë një lidhje të qëndrueshme, pavarësisht nëse është në një koncert me mijëra njerëz apo ka një video-thirrje të rëndësishme biznesi, ai mund të përfitojë qasje prioritare në rrjet. Por ky është vetëm fillimi. 5G+ hap mundësi për përvoja të reja digjitale, cloud gaming, aplikacione me IA, pajisje të lidhura dhe zgjidhje të avancuara për bizneset dhe industrinë. Me këtë teknologji, ne nuk po prezantojmë vetëm një rrjet të ri, por po krijojmë themelet për shërbimet e së ardhmes", deklaroi Maja Millosavlevska Naumovska, Drejtoreshë për Teknikë dhe TI në Makedonski Telekom.

Për abonuesit, mundësitë e reja të 5G+ bëhen realitet përmes T Priority - një shërbim i ri që ofron qasje të garantuar prioritare në rrjet përmes Network Slicing. Shërbimi aktivizohet thjesht përmes aplikacionit Telekom MK dhe është i vlefshëm 24 orë nga aktivizimi.
5G+ është i disponueshëm për të gjithë abonuesit postpejd të Makedonski Telekomit, nëse ndodhen në një zonë me mbulim 5G+, kanë një kartë SIM dhe një telefon që e mbështetë teknologjinë dhe përditësimin e versionit të fundit softuerik të pajisjes. Në fazën fillestare, shërbimi mund të përdoret në modelet e mëposhtme: T Phone 3 Pro, Samsung Galaxy S26, S26+, S26 Ultra, ndërsa së shpejti edhe në Xiaomi 14T Pro dhe Xiaomi 15. Lista e telefonave të mbështetur do të zgjerohet gradualisht, duke u lejuar gjithnjë e më shumë abonuesve t'i shfrytëzojnë përfitimet e rrjetit të ri 5G+.

Makedonski Telekom AD published this content on October 27, 2026, and is solely responsible for the information contained herein. Distributed via Public Technologies (PUBT), unedited and unaltered, on October 28, 2026 at 14:27 UTC. If you believe the information included in the content is inaccurate or outdated and requires editing or removal, please contact us at [email protected]