01/06/2025 | Press release | Distributed by Public on 01/06/2025 07:00
Komanda Mbështetëse e nisi vitin e ri 2025 me infrastrukturë të re, por edhe me drejtues të ri.
Ministri i Mbrojtjes z. Pirro Vengu ishte i pranishëm në prezantimin e komandantit të ri të Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Aleksandër Pando, në këto mjedise të reja. Pjesë e kësaj ceremonie ishin gjithashtu shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjenerallejtënant Arben Kingji, efektivë të Komandës Mbështetëse dhe Forcave të Armatosura.
Gjeneral brigade Pando ka shërbyer më herët si drejtor i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Komanda Mbështetëse është një strukturë mjaft e rëndësishme e Forcave të Armatosura, që ka si qëllim të saj, sigurimin e kapaciteteve për mbështetjen me logjistikë, infrastrukturë, shërbim shëndetësor dhe shërbime të tjera të FA në interes të plotësimit të misionit të tyre kushtetues.
Pas mjediseve të reja, në të cilat do të operojë Komanda Mbështetëse, synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që të zgjerojë kapacitetet e saj dhe të vijojë procesin modernizues për rritjen e efikasitetit dhe forcimin e saj, edhe si një nyjë jetike e sistemit të Mbrojtjes Civile.